Rreth Nesh
Fillo këtu, arrij më shumë
Qendra e Formimit Profesional në Vlorë është krijuar me misionin për të sjellë arsimim cilësor, praktik dhe bashkëkohor për të rinjtë dhe të rriturit që kërkojnë të zhvillojnë aftësitë e tyre dhe të ndërtojnë një karrierë të qëndrueshme. Me një staf prej 28 profesionistësh të përkushtuar, ne ofrojmë një mjedis miqësor, motivues dhe të pajisur me teknologji moderne për të garantuar mësim efektiv dhe aplikim praktik të njohurive.

Historia Jone
Qendra jonë nisi aktivitetin e saj me dëshirën për të krijuar një hapësirë ku të gjithë – pa dallim moshe apo përvoje – të mund të mësojnë një profesion të ri dhe të aftësohen për tregun e punës. Fillimisht si një grup i vogël trajnerësh me përvojë, sot jemi rritur në një institucion që ofron dhjetëra kurse profesionale, të njohura për cilësi dhe rezultate konkrete. Gjatë viteve kemi ndihmuar qindra kursantë të gjejnë punë ose të hapin bizneset e tyre, duke u bërë një pikë referimi për formimin profesional në qytetin e Vlorës dhe më gjerë.
Stafi i Brendshem
Ekipi ynë është zemra e qendrës. Me pasion, profesionalizëm dhe dëshirë për t’ju ndihmuar të arrini më të mirën, çdo anëtar i stafit tonë jep kontributin e tij unik. Njihuni me njerëzit që qëndrojnë pas çdo kursi, çdo projekti dhe çdo arritjeje të qendrës sonë!
Stafi i Jashtem
Përveç stafit tonë të brendshëm, bashkëpunojmë me një rrjet të gjerë trajnerësh dhe profesionistësh nga fusha të ndryshme. Ata janë frymëzim dhe mbështetje për kursantët tanë, duke sjellë në klasë eksperiencën reale të punës dhe shembuj konkretë nga jeta profesionale.

Lidia Ceno
Lidia Ceno është instruktore e "Rrobaqepësisë" në Qendrën e Formimit Profesional Publike Vlorë, me një përvojë 1 vit e gjysmë në këtë fushë. Me pasion për dizajnin dhe artin e veshjeve, ajo udhëheq kursantët në zhvillimin e aftësive praktike dhe krijuese, duke i përgatitur për të ndërtuar karriera të suksesshme në industrinë e modës dhe prodhimit të veshjeve
Rezarta Qemali
Rezarta Qemali është instruktore e "Estetikës" me 4 vite përvojë në Qendrën e Formimit Profesional Publike Vlorë. Me pasion për kujdesin estetik dhe zhvillimin profesional të kursantëve, ajo transmeton njohuri bashkëkohore dhe aftësi praktike, duke kontribuar në përgatitjen e specialistëve të rinj në fushën e bukurisë dhe mirëqenies.


























