top of page
Image by Ammie Ngo

 Një hap drejt turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri
Projekti Circular Tourism Albania synon të promovojë turizmin qarkullues dhe të qëndrueshëm, duke ndërtuar ura mes arsimit profesional, biznesit dhe komunitetit.
Zbulo si po e transformojmë turizmin në një model të gjelbër, inovativ dhe me ndikim afatgjatë.

Rreth Projektit

Projekti Circular Tourism Albania (Project No.101182855) mbështetet nga

programet evropiane për zhvillim dhe inovacion. Periudha e implementimit

është 2025 – 2028, dhe partnerë kryesorë janë Shkolla Profesionale Elbasan,

organizata ndërkombëtare dhe biznese lokale.

Qëllimi: Të promovojë një model turizmi të bazuar në parimet e

ekonomisë qarkulluese, ku burimet përdoren me efikasitet, mbetjet

minimizohen dhe vlerat sociale rriten.

Objektivat kryesore:

  • Edukimi i të rinjve mbi konceptin e turizmit qarkullues.

  • Përfshirja e komunitetit dhe bizneseve lokale në praktika të

  • qëndrueshme.

  • Rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e mjedisit.

  • Krijimi i mundësive të reja për punësim dhe zhvillim ekonomik.

Si po implementohet projekti?

Zbatimi i projeCircular Tourism Albania

ktit është i ndarë në disa hapa:

 Kick-off Meeting – Projekti u prezantua tek nxënësit dhe stafi i Shkollës Profesionale Elbasan, me diskutime mbi rëndësinë e turizmit qarkullues.
Pyetësorë dhe Formulare – U shpërndanë tek partnerët e biznesit lokal për të identifikuar nevojat dhe sfidat e tyre.
Takimet mujore – Analizohen të dhënat dhe vendosen prioritetet për aktivitete të reja.
Trajnime dhe punëtori – Janë zhvilluar module mësimore për nxënësit mbi menaxhimin e mbetjeve, kursimin e energjisë dhe praktikat e turizmit të gjelbër.
Fushata ndërgjegjësuese – Organizohen aktivitete me komunitetin për pastrimin e zonave publike, panaire me produkte lokale dhe promovim të turizmit të qëndrueshëm.

bottom of page